Trepça mposht Sigal Prishtinën
BKT
Sport

Trepça mposht Sigal Prishtinën

Uran Krasniqi/RTKLive

Klasikja e basketbollit kosovar i ka takuar Trepçës. 80:75 (13:18, 26:18, 18:19, 23:20) ka shënuar fitore klubi mitrovicas ndaj Sigal Prishtinës. Ndeshja i përkiste xhiros së tretë të Prince Caffe Superligës. 

Drilon Hajrizi i cili kontribuoi me 21 pikë për skuadrën e tij ishte më i dalluari në këtë takim. 

Te Sigal Prishtina Më i dalluari te kryeqytetasit ishte Jan Palokaj me 21 pikë.

Trepça ka katër fitore e një humbje, kurse Sigal Prishtina tri fitore e dy humbje.