23:05 / 12.10.2022
Barça barazon me Interin dhe rrezikon të mos kalojë grupin
Uran Krasniqi/RTKLive
Barcelona po rrezikon të mos kalojë grupin në Champions League. Kjo pas barazimit të së mërkurës në "Camp Nou" me Interin. Ndeshja ka përfunduar me rezultat 3-3.
Barcelona po shkonte drejt humbjes sikur të mos ishte Lewandowski të barazonte.
Të parët në epërsi kanë kaluar vendasit me golin e Dembele.
Italianët kanë barazuar me Barellan si dhe kanë kaluar në epërsi me Martinez.
Rezultatin e ka barazuar Lewandowski.
Inter ka kaluar në epërsi edhe një herë me golin e Gosens.
Kur dukej se fitorja do të ishte e italianëve, atëherë ka dalë në skenë edhe një herë polaku me përvojë, duke e vulsour ndeshjen si barazim.























