Fitojnë Liverpool, Bayern Munich, Porto, Marseille dhe Tottenham 
BKT
Sport

Fitojnë Liverpool, Bayern Munich, Porto, Marseille dhe Tottenham 

Uran Krasniqi/RTKLive

Liverpool, Bayern Munich, Porto, Marseille dhe Tottenham kanë realizuar fitore në ndeshjet e xhiros së katërt të Chamipons League. 

Liverpool ka shënuar fitoren më të thellë, duke e mposhtur Rangersin me rezultat 7-1. 

Salah ka shënuar tri gola ndaj skocezëve, derisa Firmino ka realizuar dy herë, ndërsa Nunez dhe Elliott nga një herë. 

Bayern Munich e ka mposhtur Viktoria Plzenin edhe në ndeshjen e dytë. Rezultati përfundimtar ka qenë 4-2. Goretzka ka realizuar dy gola, kurse Muller dhe Mane nga një. 

 Porto ka fituar nga Bayer Leverkusen me rezultat 3-0. 

Marseille ka mposhtur Sportingun me rezultat 2-0. 

Tottenham ka fituar nga Eintracht Frankfurt me rezultat 3-2.