‘Milionerët’ e Gjermanisë pas talentit të Crystal Palace
BKT
Sport

‘Milionerët’ e Gjermanisë pas talentit të Crystal Palace

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Borussia Dortmund po rrit interesimin për talentin e Crystal Palace, Junior Dixon.

“Milionerët” e Gjermanisë sipas mediave gjermane, është duke e vëzhguar Dixon që një kohë të gjatë.

Krerët e Dortmundin synojnë të transferojnë lojtarin verën që vjen e jo në afatin kalimtar të janarit.

18 vjeçari është duke treguar performancë mjaft të mirë këtë sezon të garave tek të rinjtë e Crystal Palace.

Ai këtë edicion ka shënuar nëntë gola në pesë ndeshjet e këtij edicioni në Premier League U18.