Lukaku vlerëson shokët e skuadrës: Të vazhdojmë kështu
BKT
Sport

Lukaku vlerëson shokët e skuadrës: Të vazhdojmë kështu

RTSH

E diela mund të jetë dita e kthimit, pothuajse 50 ditë pas ndalimit për shkak të një dëmtimi në këmbën e majtë.

Romelu Lukaku ngrohet për t'u rikthyer te Interi dhe Simone Inzaghi në ndeshjen e orës 12:30 kundër Salernitana në San Siro.

"Ka shpresë për Lukakun dhe Correan, më pak për Brozovic. Ata janë tre lojtarë shumë të rëndësishëm që mund të na ndihmojnë", tha trajneri i zikaltërve pas barazimit ndaj Barcelonës.

Ndërkohë, Big Rom e ka jetuar 'intensivisht’ natën e ‘Camp Nou’, duke mbështetur shokët e skuadrës në rrjetet sociale: "Lojë e shkëlqyer djema. Vazhdojmë kështu", ka shkruar ai në Instagram, pasi ka shtrënguar dorën 'simbolike' me Lautaron Martinez dhe Gosens për golat.