Tahiri pas vizitës në KE: Kosova një tregim i suksesshëm
BKT
Foto/ Nga Profili i Besnik Tahirit në Facebook
Lajme

Tahiri pas vizitës në KE: Kosova një tregim i suksesshëm

A.Bela / RTKlive

Deputetë të Kuvendit të Kosovës kanë përmbyllur sot vizitën në Asamblenë Parlamentare në Këshillin e Evropës.

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri ka thënë se kjo vizitë është historike sepse për herë të parë u dëgjua zëri i Kosovës.

“Qytetarë të dashur të Kosovës, sot po e përmbyllim një vizitë historike në Asamblenë Parlamentare në Këshillin e Evropës. Është historike, për shkak se për herë të parë u dëgjua zëri ynë. Për shkak se për herë të parë ishim të barabartë. Për shkak se krijuam argumente që rrugëtimi ynë, i historisë së Kosovës, që nga lufta çlirimtare, pavarësia e deri te provizionet tona në funksion të drejtave të njeriut janë unike”, ka shkruar Tahiri në llogarinë e tij në 'Facebook'.


MË SHUME NGA Lajme