22:41 / 13.10.2022
Xhaçka: Shqipëria e Kanadaja, bashkëpunim të shkëlqyer në NATO dhe OKB
ATSH
Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka priti sot në një takim kryetarin e Dhomës së Deputetëve të parlamentit të Kanadasë, Anthony Rota.
Xhaçka vlerësoi se Shqipëria dhe Kanadaja gëzojnë një bashkëpunim të shkëlqyer në NATO dhe në OKB duke ndarë të njëjtin angazhim për paqen dhe sigurinë botërore.
“Komuniteti shqiptar në Kanada është një urë që bashkon vendet tona dhe mirëpresim të zgjerojmë më tej bashkëpunimin tonë në të gjitha fushat me interes të përbashkët”, tha Xhaçka.























