Shqipëri-Itali, marrëveshje bashkëpunimi në fushën e prokurimeve
BKT
Shqipëri

Shqipëri-Itali, marrëveshje bashkëpunimi në fushën e prokurimeve

ATSH

Kryetari i Komisionit të Prokurimit Publik, Jonaid Myzyri dhe presidenti i Autoritetit Nacional italian të Antikorrupsionit (ANAC), Giuseppe Busia, nënshkruan sot një marrëveshje bashkëpunimi për të forcuar marrëdhëniet ndërinstitucionale dhe për të nisur bashkëpunimin dypalësh.

Marrëveshja e bashkëpunimit, e cila ka një kohëzgjatje trevjeçare, ka në thelb të saj shkëmbimin e njohurive, dokumentacionit dhe informacionit nga ana e të dyja institucioneve, duke pasur si qëllim përmirësimin e efikasitetit në fushën e Prokurimit Publik dhe për të forcuar shtetin e së drejtës.

Institucionet do të bashkëpunojnë duke ndarë eksperienca nga legjislacioni respektiv i antikorrupsionit dhe transparencës.

Do të organizohen gjithashtu edhe kurse të formimit profesional, konferenca, udhëtime pune mbi çështje që i përkasin Prokurimit Publik dhe takime të nivelit të lartë për të diskutuar strategji dhe fusha bashkëpunimi dypalëshe.


MË SHUME NGA Shqipëri