09:00 / 14.10.2022
Cambiaso: Interi bëri një ndeshje të shkëlqyer
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Ish-futbollisti i Interit, Esteban Cambiasso, ka thurur elozhe për ish-skuadrën e tij pas paraqitjes kundër Barcelonës.
Barça dhe Interin të mërkurën mbrëma luajtën baras (3-3), në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Ish-mesfushori argjentinas i ‘Nerazurëve’, tha se Interi bëri një ndeshje të madhe.
“Ata na dhanë ndenje se mund të fitonin tre pikët. Ishte vërtet një ndeshje e shkëlqyer”, tha Cambiaso.
Ineri pas barazimit me ‘Blaugranat’ janë në rrugë të mirë të kalojnë në fazën tjetër të garave në elitën e futbollit evropian.























