IPARDII, 92 kontrata investimi në agropërpunim
ATSH
Industria e agropërpunimit është një ndër sektorët me potencial të madh në zhvillimin e ekonomisë dhe si e tillë është mbështetur në të 3 thirrjet e programit IPARD II.
Agjencia për Zhvillim Bujqësor dhe Rurfal, (AZHBR) ka nënshkruar 92 kontrata për investime në makineri dhe pajisje agropërpunuese, ndër të cilat pajisjet e përpunimit të frutave dhe perimeve, linjën e përpunimit të qumështit, vajit, verës etj.
Në sajë të këtyre investimeve është bërë e mundur ndjekja e gjithë ciklit të prodhimit, që nga seleksionimi, përpunimi dhe realizimi i paketimit të produktit.
Pajisjet e reja në industrinë e agropërpunimit kanë sjellë rritje të standardeve dhe kapaciteteve prodhuese, duke synuar përveç tregut vendas, edhe atë të jashtëm.
Gjithashtu, rendimenti i lartë i punës ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në rritjen e punësimit.
Granti i dhënë për industrinë e agropërpunimit kap vlerën prej 22.3 milionë euro, nga fondet e Bashkimit Europian në bashkëfinancim me Qeverinë Shqiptare.























