Liverpooli në ‘luftë’ me Arsenalin për Douglas Luiz
BKT
Sport

Liverpooli në ‘luftë’ me Arsenalin për Douglas Luiz

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Dy klubet e mëdha të Premier Leagues, duket se gjatë dimrit që po vjen do të bëjnë garë të ashpër për mesfushorin e Aston Villas, Douglas Luiz.

Arsenali prej kohësh është duke e monitoruar lojtarin, por sipas mediave britanike, tashmë në garë për të janë futur edhe rivalët e tyre, Liverpool.

“The Reds’ janë duke u përballur më lëndime të shumta këtë sezon të garave, dhe Luiz shihet lojtar i duhur për të zgjidhur problemet në skuadrën e Jurgen Klopp.

Liverpool thuhet se gjatë këtij dimri, do të provojnë që mesfushorin e Aston Villas të transferojnë në ‘Anfield’.