Ambasada e SHBA-së: Mos bini pre e mashtrimeve për lotarinë
BKT
Foto: Amasada Amerikane
Lajme

Ambasada e SHBA-së: Mos bini pre e mashtrimeve për lotarinë

M.Sh/RTKlive

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë u ka bërë thirrje qytetarëve që mos të bien pre e mashtrimeve me Lotarinë Amerikane.

Ambasada nëpërmjet një postimi në facebook thotë se përzgjedhje e lotarisë bëhet në mënyrë të rastësishme, dhe asnjë person që pretendon se mund të ndikoj, mund t’u mashtrojë. Aplikimet, sipas ambasadës së SHBA-së, pranohen pa kurrfarë tarife.

“Mbroni vetën nga mashtrimet. Çdo individ ose shërbim që pretendon se mund të rrisë shanset tuaja për t’u përzgjedhur është i pandershëm. Përzgjedhja e DV-së kryhet krejtësisht në mënyrë të rastësishme nga hyrjet e pranueshme dhe nuk ka asnjë tarifë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Prishtinë.


MË SHUME NGA Lajme