Sulmi kibernetik,Komisioni për Sigurinë Kombëtare seancë dëgjimore me AKSHI
BKT
Foto: Kuvendi i Shqipërisë
Shqipëri

Sulmi kibernetik,Komisioni për Sigurinë Kombëtare seancë dëgjimore me AKSHI

ATSH

Komisioni për Sigurinë Kombëtare zhvilloi sot një seancë dëgjimore me AKSHI-n, lidhur me sulmin kibernetik ndaj sistemit TIMS në datë 8 shtator 2022 dhe ndërprerjen e sistemeve kompjuterike qeveritare dhe pezullimin e shërbimeve online në muajin korrik 2022.

Sulmi kibernetik, Komisioni për Sigurinë Kombëtare seancë dëgjimore me AKSHI-n

Të ftuar ishin Mirlinda Karçanaj, drejtoreshë e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI), Daniel Shima zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i AKSH, Marko Çela drejtor i Infrastrukturës, Hava Delibashi drejtore Juridike.

Për shkak të informacioneve sekrete dhe të klasifikuara me shumicën e votave të anëtarëve u vendos që mbledhja të zhvillohet me dyer të mbyllura.


MË SHUME NGA Shqipëri