15:56 / 14.10.2022
Osmani rithekson përkushtimin e Kosovës për anëtarësim në NATO
M.Miftari/RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim komandantin e ri të KFOR-it, gjeneralmajor Angelo Michele Ristuccia, të cilin e uroi për detyrën.
Sikundër bëhet me dije nga Zyra për Informim e Presidencës, kryetarja Osmani i ka shprehur falënderimin gjeneralmajorit Michele Ristuccia për kontributin e forcave shumëkombëshe të NATO-së për paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe rajon.
Tutje, presidentja Osmani ka përmendur bashkëpunimin në mes të KFOR-it dhe institucioneve të Republikës së Kosovës, duke ritheksuar përkushtimin e vendit tonë për anëtarësim në NATO.
Ndërkaq gjeneralmajor Michele Ristuccia ka shfaqur gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit dhe konsultimeve të rregullta në kuadër të mandatit që ka KFOR-i në Kosovë.























