Ndahet nga jeta arkeologia dhe historiania e shquar, Zhaneta Andrea
BKT
Shqipëri

Ndahet nga jeta arkeologia dhe historiania e shquar, Zhaneta Andrea

ATSH

Është ndarë sot nga jeta arkeologia dhe historiania e shquar shqiptare, profesoreshë Zhaneta Andrea.

Prof. Andrea lindi në qytetin e Korçës më 22.03.1937, në një familje intelektualësh dhe patriotike korçare.

Studimet fillore dhe të mesme i kreu në vendlindje, ndërsa vijoi studimet universitare në Fakultetin Histori-Filozofi, dega Arkeologji, pranë Universitetit të Sofjes, Bullgari.

Në vitin 1962 ajo iu bashkua grupit të parë të arkeologëve shqiptarë dhe ishte ndër ta e para grua që i dedikoi jetën akademike kërkimeve mbi prehistorinë shqiptare.

Aktiviteti i saj kërkimor përbën një kontribut të jashtëzakonshëm dhe të pazëvendësueshëm, i cili ka përfshirë një gamë të gjerë temash kërkimore, duke filluar nga vendbanimet e Neolitit tek ritualet mortore të periudhës së Bronzit dhe të Hekurit.

Puna e saj e palodhur në terren është shtrirë në një pjesë të madhe të territorit të Shqipërisë, përmes pjesëmarrjes dhe drejtimit të një sërë ekspeditash arkeologjike, nga veriu në jug të vendit.


MË SHUME NGA Shqipëri