FFK ngushëllon familjen Batatina
BKT
Sport

FFK ngushëllon familjen Batatina

Uran Krasniqi/RTKLive

Federata e Futbollit e Kosovës ka ngushëlluar familjen Batatina me rastin e ndarjes nga jeta të Alush Batatina. FFK ka vlerësuar se i ndjeri si anëtar i kryesisë së klubit të Llapit dha kontribut të çmuar në ngritjen dhe rritjen e klubit.

"E nderuar Familje Batatina! Lajmi për ndarjen nga jeta të më të dashurit tuaj Alush Batatina na pikëlloi pa masë, andaj më lejoni që në emrin tim, KE të FFK-së, klubeve dhe të gjithë komunitetit të futbollit në Kosovë të ju shpreh ngushëllimet tona më të sinqerta. Vdekja e tij ka lënë boshllëk jo vetëm në familjen Batatina, por edhe në KF Llapi dhe në tërë komunitetin e futbollit. Alushi si anëtar i kryesisë së klubit dha kontribut të çmuar në ngritjen dhe rritjen e KF Llapi, teksa me vizionin e tij të krijuar në vendet perëndimore bëri që klubi t’i arrijë sukseset më të mëdha në historinë e tij. Alushi ishte njeri i urtë, i palodhshëm në punë dhe me vlera të mëdha, andaj si i tillë do të kujtohet përherë. I lehtë i qoftë dheu i Kosovës! Me respekt, Agim Ademi, president i FFK-së", ka komunikuar FFK.