09:32 / 17.10.2022
Rama: PS nis dialogun me komunitetet për qeverisjen vendore
ATSH
Partia Socialiste starton sot dialogun me komunitetet në të gjithë Shqipërinë për qeverisjen vendore.
Lajmin e bëri të ditur sot Kryeministri Edi Rama, përmes një videomesazhi nga zyra e tij në Partinë Socialiste.
“Një ditë e re një javë e re në PS për të nisur edhe një rrugë të re drejt një fitoreje të re të zgjedhjeve vendore, dialogun me komunitetet në të gjithë Shqipërinë për qeverisjen vendore dhe për sfidat e përbashkëta”, tha Rama.
Po ashtu kryeministri uroi një javë të mbarë me sa më shumë shi.
“Shiu nuk duhet të na harroj sepse na duhet për të luftuar inflacionin e luftës së Putinit, që nuk e kemi sjellë ne, por duhet të bëjmë çmos ta lehtësojmë sa më shumë”, tha ai.























