Rohde: Gjermania është e përkushtuar të ofrojë Kosovën me BE-në
Venera Xhoxhaj /RTK
(E plotësuar) Ambasadori gjerman në Kosovë, Jörn Rohde, në tryezën “Agjenda Evropiane 2022”, të organizuar nga Komisioni për Integrim Evropian, ka thënë se e ardhmja e Kosovës është Bashkimi Evropian.
"Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka thënë shumë herë se Ballkani Perëndimor është pjesë e Bashkimit Evropian. Agresioni rus kundër Ukrainës na ka bërë të ditur se sa i rëndësishëm është zgjerimi i BE-së dhe kjo vlen edhe për liberalizimin e vizave dhe ne të gjithë pajtohemi se e ardhmja e Kosovës është BE-ja. Dhe kjo do shumë punë", tha ai.
Ambasadori Rohde ka folur edhe për propozimin gjermano-francez, në procesin e dialogut. Ai tha se nuk është detyra e tij që të flas për propozimet, por mund të siguron që Gjermania është e përkushtuar të ofrojë Kosovën me BE.
"Jemi për liberalizimin e vizave dhe mund ta theksoj se e keni mbështetjen edhe për dialogun. Kancelarët dhe këshilltarët kanë qëllim të vetëm të arrihet progres dhe u mbetet palëve të pranojnë ose jo ato që duan", tha ai.
Bílek: Liberalizimi i vizave për Kosovën prioritet në agjendën çeke
Ndërsa, ambasadori i Republikës Çeke, Pavel Bílek, ka përmendur pjesëmarrjen në samitin në Pragë të presidentes së Kosovës, ku e vlerësoi angazhimin e saj.
"Kjo periudhë e vështirë na sjell shumë sfida por na bënë me dije se duhet të ndihmojmë Ballkanin Perëndimorë. Presidenca e Çekisë është duke u fokusuar që të ndihmojmë Ballkanin Perëndimorë që të përfitojë si në fushën e energjisë, agjenda e gjelbër e të tjera. Në shumë nisma po theksohet përfshirja e Ballkanit Perëndimorë. Edhe një fushë tjetër e rëndësishme është siguria kibernetike, ku parashihet edhe përfshirja e Ballkanit Perëndimorë", ka thënë ai.
Ambasadori Bílek tha se liberalizimi i vizave për Kosovën është shumë lartë në agjendën çeke dhe është prioritet.
Së fundi, më 13 tetor, është theksuar se Kosova ka plotësuar kriteret dhe presidenca çeke do të punojë për këtë çështje. Komisioni edhe për këtë vit vlerësohet nga ne dhe këto raporte studiohet nga afër. Vendet anëtare kanë filluar të diskutojnë për këto. Rezultati i kësaj pune dy mujore don të jetë edhe diskutimi dhe do të përfundon me një konkludim. Procesi i zgjerimit është proces në bazë të meritave dhe do të vlerësohen secila veç e veç. Këtu përfshihet edhe Kosova.
Një nga fushat që diskutohet edhe dialogu Kosovë Serbi dhe në mënyrë që të kemin sukses është që të dyja vendet të pranohen në Bashkimin Evropian. Bashkëpunimi rajonal është shumë i rëndësishëm. Të gjithë po përballemi me sfida dbe duhet të punojmë të gjithë. Presidenca Çeke do të koordinon përpjekjet që Be të jetë më e qëndrueshme dhe kemi shumë qëllime për të arritur", tha ai.
Madsen: Kosova ka plotësuar kriteret për heqjen e vizave
Edhe përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Johannes Stenbaek Madsen, ka thënë se Raporti për Kosovën na përkujton propozimin për të hequr vizat dhe aty theksohet se Kosova ka plotësuar kriteret për heqjen e vizave.
Ndërsa, Rrezarta Krasniqi, Kryetare e Komisionit për Integrim Evropian të Kuvendit të Republikës së Kosovës, tha se procesi për liberalizim për Kosovën ka thyer të gjitha rekordet e kohëzgjatjes. "Pas 10 vjetësh sytë janë ka vendet që vendosin për këtë. Perspektiva evropiane e Kosovës është një dekadë prapa vendeve tjera dhe është koha kur duhet ta korrigjojmë", tha ajo.
Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Qeverisë, në tryezën “Agjenda Evropiane 2022”, tha se raporti progresit varet se si shikohet.
"Pra ne vlerësojmë të arriturat për periudha kohore. Pra duke bërë krahasim me të arriturat nga një vit në tjetrin. Mënyrë tjetër se si shikohen të arriturat në raportin e progresit është edhe krahasimi me vende të tjera, për procese të njëjta. Arsye tjetër është matja e plotësimit të prioriteteve që i ka vënë Qeveria vetes. Tjetër opsion është matja e vizionit që nënkupton se nëse i vëmë kusht arritjet për një periudhë me shiku sa kemi arrit me përmbushë", tha Bislimi.
Tutje, ministri ka thënë se me rëndësi është se në raport nuk sheh vlerësim për ndërhyrje politike.
“Raporti e vlerëson faktin që kjo qeveri ka arrit tu jep zgjidhje disa problemeve që i ka kërkua vet Bashkimi Evropian, si p.sh. terminalet”, tha Bislimi.























