Ekzekutohen pensionet bashkë me shtesën prej 100 euro
BKT
Foto:RTKlive
Lajme

Ekzekutohen pensionet bashkë me shtesën prej 100 euro

Valmira Saraçi Sahatçiu/RTKlive

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka bërë të ditur se sot është bërë pagesa e pensioneve bashkë me shtesën e njëhershme prej 100 euro për muajin tetor, nga e cila kanë përfituar 233 mijë pensionmarrës që janë kualifikuar.

Kjo siç ka treguar ai përbën shtesën e tretë brenda 12 muajve të fundit që si qeveri kanë bërë për të mbështetur pensionmarrësit.

E para siç ka shkruar ai ishte në nëntor të vitit të kaluar, e dyta në prill të këtij viti, dhe e treta tani, në tetor.

 “300 euro më shumë për secilin pensionmarrës brenda një viti, nënkupton: 25 për qind më shumë mbi pensionin bazik, 9.4 për qind -13.7 për qind më shumë mbi pensionin kontributpagues, dhe 6 për qind-25 për qind për kategoritë tjera të pensioneve”, ka shkruar Murati në njoftimin se këtë të martë u bë pagesa bashkë me shtesën e njëhershme prej 100 euro për 233 pensionistët kosovarë.


MË SHUME NGA Lajme