Kurti-Pfeiffer: Programi KAEF i rëndësishëm për studentët e nivelit master
B.H./RTKlive
Kryeministri Albin Kurti ka takuar anëtarët e Bordit të Fondit Kosovar Amerikan të Edukimit (KAEF), të udhëhequr nga Dale Pfeiffer.
Në këtë takim u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm dhe për format e reja të tij. Vëmendje të veçantë të diskutimit pati programi KAEF dhe karakteri i bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe këtij programi, njofton Kryeministria.
KAEF është një program arsimor prestigjioz që ofron bursa për studentët e nivelit master në universitetet kryesore të SHBA-së. Deri më tani, mbi 100 studentë premtues kanë përfituar bursa studimi në universitetet më të dalluara amerikane.
Në qershor të vitit 2022, bursistë të KAEF kishin nënshkruar zotimin e tyre për të ofruar pro bono ekspertizën e tyre për Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe institucionet e saj.























