Daniel Craig do të nderohet me çmim në Windsor Castle
Magazina

Daniel Craig do të nderohet me çmim në Windsor Castle

Aktori Daniel Craig do të nderohet me çmim në Kështjellen Windsor për shërbimet e tij në film e teatër.

Craig do të bëhet Shoqërues i Urdhrit të Shën Michaelit dhe Shën Gjergjit.

“James Bond” do ta pranojë çmimin sot.

Aktori luajti në pesë filmat e fundit të Bondit – i pari në vitin 2006 në “Casion Royal” dhe duke i dhënë fund shfaqjes me “No Time to Die” në vitin 2021.

Craig është shfaqur gjithashtu në “Knives Out” – do t’i rikthehet këtij filmi sërish, për shkak të premierës në fund të muajit të ardhshëm.


MË SHUME NGA Magazina