17:27 / 18.10.2022
Kurti e Bushati flasin për zhvillimet politike në vend dhe rajon
E.Hoti/RTKlive
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim mikun e tij, ish- ministrin e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, Ditmir Bushati.
Në takimin që u zhvillua në Zyrën e Kryeministrit, Kryeministri Kurti dhe Bushati folën për bashkëpunimin dhe raportet e Kosovës dhe Shqipërisë.
"U diskutua për zhvillimet politike në vend dhe rajon dhe për ndikimet gjeopolitike dhe gjeoekonomike të luftës në Ukrainë shkaktuar nga agresioni i paprovokuar dhe i pajustifikuar i Federatës Ruse", thuhet në njoftimin nga Qeveria.























