Rama: Po diskutojmë për taksën e jashtëzakonshme për prodhuesit e energjisë
BKT
Shqipëri

Rama: Po diskutojmë për taksën e jashtëzakonshme për prodhuesit e energjisë

RTSH

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se qeveria po diskuton mbi vendosjen e një takse të jashtëzakonshme për prodhuesit e energjisë. Nga Përmeti, Rama tha se janë disa prodhues në vend që e prodhojnë energjinë dhe e shesin në tregun e lirë duke patur fitime të shumëfishta, pa bërë ndonjë investim, teksa theksoi se një vendim i tillë do të merret edhe duke ndjekur direktivën Europiane.

Po diskutojmë vendosjen e një takse të jashtëzakonshme për prodhuesit e energjisë. Janë disa prodhues, nuk janë shumë, por disa që e prodhojnë energjinë dhe e shesin në tregun e lirë dhe kanë fitime të shumëfishta dhe vijën nga fati jo se kanë bërë ndonjë investim. Duke ndjekur direktivën Europiane do vendosim një taksë të jashtëzakonshme”, tha Rama.

Kreu i qeverisë shtoi po ashtu se brenda kësaj dekade, Shqipëria duhet të bëhet 100% sovrane sa i përket energjisë dhe duhet të jetë eksportuese neto.

“Brenda kësaj dekade, Shqipëria duhet të bëhet 100% sovrane sa i përket energjisë dhe duhet të jetë eksportuese neto. Pra jo më Shqipëria të blejë energjia, por të ketë atë që i duhet për vete dhe pjesën tjetër ta shesë jashtë. Kjo do ketë dy faza, faza e parë, mbulimi i këtij 25% do jetë brenda 2026 dhe do mbetet vetëm pjesa tjetër për vitet e thata kur akoma do na duhet të importojmë. Kemi hyrë në tjetër nivel dhe sa i përket kontekstit rajonal sepse me riadaptimin e TEC-it të Vlorës dhe përfshirjen e kompanisë amerikane për ta kthyer atë në një pikë të prodhimit të energjisë me gazin e lëngshëm dhe investimin për të lidhur edhe atë tubacion me TAP, ne marrim një tjetër fuqi në vitet që vijnë”, u shpreh kryeministri.


MË SHUME NGA Shqipëri