09:00 / 19.10.2022
Moti sot në Shqipëri
Anticikloni afrikan vijon të ushtrojë aktvitetin e tij në konitnentin Europian duke na kushtëzuar klimë shumë të butë dhe temperatura të larta në vendin tonë.
Moti do të jetë me mjegull të dendur në mëngjes përgjatë verilindjes dhe kthjellime gjatë ditës . Era do të jetë me drejtim Veri-Lindje me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë pa ndryshime .























