Sindikata e Punonjësve të Universiteteve nuk ndal protestat
BKT
Shqipëri

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve nuk ndal protestat

RTSH

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve do të vijojë protestat për rritjen e pagave të pedagogëve. Më 20 tetor, Sindikata e Punonjësve të Universiteteve do të dalë në protestë përpara Godinës se Korpusit Qendror të Universitetit Politeknik për vlerësimin dhe kthimin e dinjitetit akademik të stafeve në universitetet e vendit.

SPUSH u ka bërë thirrje studentëve që të bëhen pjesë e protestës pasi siç thuhet në deklaratë, kauza nuk është vetëm në funksion të stafit akademik, stafit ndihmës-akademik, administrativ dhe studentëve të IAL-ve publike, por synon zgjimin dhe ndërgjegjësimin e gjithë shoqërisë shqiptare për shqetësime të tilla ekzistenciale.

 


MË SHUME NGA Shqipëri