Lajm i mirë për Juven dhe Francën, Pogba rikthehet në stërvitje
BKT
Sport

Lajm i mirë për Juven dhe Francën, Pogba rikthehet në stërvitje

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Një lajm i mirë sot vjen për Juventusin dhe Kombëtaren e Francës.

Mesfushori Paul Pogba duket se kanë lënë prapa lëndimin dhe sot i është rikthyer stërvitjeve me grupin.

Ish-ylli i Manchester Unitedin, në fillim të këtij sezoni pësoi një lëndim duke rrezikuar pjesëmarrjen në Kupën e Botës ‘Katar 2022’, megjithatë, lojtari duket se po rikuperohet më kohë dhe do të jetë i gatshëm për ‘Gjelat’.

“Paul Pogba rikthehet në stërvitje me grupin”, shkruajnë mediat italiane.