12:33 / 19.10.2022
Escobar në Kosovë, deklaratat pas takimeve me Osmanin e Kurtin|Video
RTKlive
I dërguari i posaqëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar ka zhvilluar, sot, takime të veçanta me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.
Në këto takime krerët e shtetit kanë theksuar gatishmërinë e Kosovës për të qenë palë konstruktive në dialogun me Serbinë si dhe për arritjen e marrëveshjes, e cila në qendër do ta ketë njohjen reciproke. Ndërkaq, Escobar ka vënë në pah partneritetin me Kosovën dhe ka rishprehur mbështetjen amerikane për aspiratat e Kosovës në integrimet euro-atlantike.























