15:18 / 19.10.2022
Kjo është tabela e Superligës pas dy ndeshje të sotme
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Janë mbyllur dy ndeshjet e para të javës së 12-të në elitën e futbollit tonë.
Drita e cila sot u mund nga Prishtina (1-2), kryeson tabelën me 27 pikë, pesë më shumë së Ballkani, derisa Prishtinas pas fitores se sotme ngjitet në vendin e tretë me 18 pikë të tubuara.
Malisheva me fitoren kundër Ferizajt (0-6), bën hapin e madh për t’i ikur zonës së rrezikshme pasi tani ka 11 pikë në vendin e shtatë, kurse, Ferizaj mbetet e fundit me tetë pikë aq sa ka edhe dukagjini.
Nesër do të luhen edhe tri ndeshjet e fundit të javës së 12-të.
























