Munishi e Nuhiu flasin pas fitores së Prishtinës ndaj Dritës
Fatmir Bytyqi /RTKlive
Prishtina ka arritur një fitore të madh sot në udhëtim tek Drita.
Prishtinasit duke se tashmë janë këndellur, duke arkëtuar tri pikë tejet të vlefshme në garën për pjesën e epërme të tabelës.
Munishi: Fitoren ia dedikoi ‘Plisave’
Trajneri i Prishtinës, Ismet Munishi, ka thënë pas ndeshjes se futbollistët e tij fituan me meritë. Ai thotë se fitoren ia dedikon ‘Plisave’.
“Ishte ndeshje e vështirë. Drita ka skuadër të mirë që luan futboll të mirë. Bëmë një ndeshje të luftuar dhe i jemi qasur ashtu siç duhet ndeshjes ndaj Dritës. Luftuam shumë për këtë fitore dhe këtë fitore ia dedikojmë Qelit dhe po ashtu ‘Plisave’. Do të vazhdojmë luftën edhe në ndeshjet e ardhshme”, ka thënë Munishi.
Nuhiu: Ta harrojnë sa më shpejtë këtë disfatë
Ndërkaq, trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu tha se futbollistët e tij duhet ta harrojnë sa më shpejtë këtë disfatë. Ai thotë se nuk është lehtë të luash kundër Prishtinës, sidomos kur luan më një lojtar më pak.
“Realisht, nuk është e lehtë të luash kundër Prishtinës me një lojtar më pak në fushë. Provuam që në këtë lojë ta ndëshkonim kundërshtarin në kundërsulm. Kemi dalë në situata, por nuk arritëm të shënonim. Edhe lodhja e bëri të veten. Djemtë u vendosën shumë mirë në mesfushë. Dolëm edhe me Arditin në kundërsulm, por nuk shënuam. Goli erdhi nga një kënd i vështirë, ndërsa penalltia ishte me fat”, tha Nuhiu.
Drita kryeson tabelën me 27 pikë, pesë më shumë së Ballkani, kurse, Prishtina renditet e treta me 18 pikë të tubuara.























