Portugalia mbështet Kosovën për anëtarësim në KiE
BKT
Foto/ Qeveria e Kosovës
Lajme

Portugalia mbështet Kosovën për anëtarësim në KiE

M.Sh/RTKLive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti e falënderoi Portugalinë për kontributin e saj në forcimit të paqes dhe stabilitetit në rajon, si dhe në përparimin e synimeve të Republikës së Kosovës drejt integrimeve euroatlantike.

E interesimi i dy shteteve mbetet intensifikimi i bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat, ka theksuar kryeministri Kurti, gjatë një takimi me ambasadorin jorezident të Republikës së Portugalisë për Kosovë, Jorge Ayres Roza de Oliveira.

Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e thellë ndaj shtetit dhe institucioneve portugeze, për njohjen dhe mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhënë Kosovës me dekada.

Ndërkaq, ambasadori sipas një komunikate për medie, ka theksuar mbështetjen e vazhdueshme të Portugalisë edhe në skenën ndërkombëtare, “si një nga vendet e para që ka mbështetur zyrtarisht Kosovën në përpjekjet e saj për anëtarësim në Këshillin e Evropës”.

Gjatë takimit po ashtu është vlerësua mbështetja e hershme dhe e vazhdueshme ndaj popullit dhe shtetit të Kosovës, veçanërisht në fushën e sigurisë nëpërmjet trupave portugeze në kuadër të KFOR-it.

Duke përmendur indikatorët pozitivë ekonomikë dhe demokratikë të vendit, si dhe mundësitë që Kosova ofron për investitorë të huaj, kryeministri Kurti theksoi potencialin për rritje të bashkëpunimit ekonomik dhe të shkëmbimeve tregtare.


MË SHUME NGA Lajme