Jim Belushi në Tiranë: E dua këtë vend
Magazina

Jim Belushi në Tiranë: E dua këtë vend

ATSH

Aktori i njohur amerikan me origjinë shqiptare, Jim Belushi, është rikthyer në Tiranë.

Ai ndodhet në kryeqytet, ashtu siç ishte paralajmëruar edhe nga kryebashkiaku Erion Veliaj.

Vizitën e tij në Tiranë, aktori i njohur ia ka komunikuar edhe miqve të tij në rrjetet sociale.

Në Instagram, aktori ka publikuar dy fotografi nga rrugët e Tiranës ku ka shkruar: “Në rrugë”. Ndërkohë në një tjetër foto nga sheshi “Skënderbej” me mikun e tij, aktori është shprehur: “Chris dhe unë e duam këtë vend!”.


MË SHUME NGA Magazina