Rama: Kremtojmë kushtetueshmërinë si garanci e lirive individuale
BKT
Shqipëri

Rama: Kremtojmë kushtetueshmërinë si garanci e lirive individuale

ATSH

Kryeministri Edi Rama u shpreh se sot kremtohen vetë fillimet e kushtetueshmërisë, mbjelljes së idesë së saj si garanci e lirive individuale.

Në fjalën përshëndetëse në Konferencën Kombëtare për Gjykatën Kushtetuese, Rama u shpreh se ndodhet përballë një dileme e sfide të veçantë.

“Ndonëse sebepi është festiv, ushtrimi është delikat dhe skena është e pazakontë. Kreu i pushtetit ekzekutiv para një plateje juristësh e gjykatësish, pushtetit gjyqësor, pa harruar edhe veshët e sytë e diplomatëve të huaj, të cilët kur vjen fjala tek drejtësia duket se nuk ndjehen të huaj në territoret e saj, madje kanë edhe një luks të veçantë që kur të duan mund ta ndajnë me publikun gëzimin ose hidhërimin për vendimet e gjykatave. Çka për mua, për ne, autoritetet e këtij shteti, nuk është hiç e këshillueshme, lëre pastaj e imitueshme”, tha Rama.

Po ashtu, Kryeministri tha se një fjalim përgëzues dhe linear këtu siç e kërkon deri diku rasti dhe siç e këshillon tradita mbetet në kufijtë e të pamundurës për të.

“Një fjalim kritik mbetet po aq i pakëshillueshëm sa imitimi i diplomatëve kur emocionohen publikisht për vendimet e gjykatave. Edhe këtij kurthi joshës do të mundohem t’i shmangem në kufijtë e së mundurës”, shtoi Rama.


MË SHUME NGA Shqipëri