Balluku: Nga porti i Vlorës do të shpërndajmë gazin amerikan në Ballkan
ATSH
Zëvendëskryeministrja njëherazi ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, u shpreh sot se me ndërtimin e portit të lundrueshëm të Vlorës Shqipëria do të shpërndajë gazin amerikan në Ballkan.
Duke marrë fjalën në seancën plenare të Kuvendit, ku po diskutohet mbi çështjet e energjisë elektrike, Balluku theksoi se, “me ndërtimin e portit të lundrueshëm të Vlorës do të vijnë të gjitha anije që do të sjellin gazin e lëngshëm amerikan në Ballkan, për të zëvendësuar gazin rus. Por kjo nuk ju pëlqen se ju jeni financuar nga gazi rus, por taksirat e keni, pasi Shqipëria do të shpërndajë gazin amerikan nga porti i Vlorës”.
“Shqipëria do të ndërtojë pjesën e parë të një nga projekteve më në të rëndësishme për sigurinë energjetike, do ndërtojë pjesë e parë të gazsjellësin Adriatik- Joninan”, deklaroi Balluku.
Sipas saj, janë 33 kilometra që do të lidhin portin e lundrueshëm të Vlorës me pikën e daljes të TAP në Fier.























