Hohmann: Reforma në drejtësi po jep rezultate
ATSH
Ambasadorja e re e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann, mori pjesë në Konferencën Ndërkombëtare me rastin e 30-vjetorit të themelimit të Gjykatës Kushtetuese.
Në fjalën e saj Hohmann tha se Reforma në Drejtësi në Shqipëri ishte një hap i rëndësishëm për Shqipërinë dhe po jep rezultate.
“Gjyqtarë ushtrojnë detyrën e tyre pa ndikime të jashtme. Shqipëria ndan këto vlera evropiane që nga 1991-shi. Shqipëria ka kthyer faqen e izolimit dhe zgjodhi rrugën e demokracisë dhe BE-së. Në 92-shin Gjykata Kushtetuese u themelua dhe në 98 Shqipëria miratoi kushtetutën e saj. Kjo epokë e re ka garantuar Kushtetutën dhe mbrojtjen e institucioneve demokratike. Rreziku është gjithmonë i pranishëm dhe duhet të ndalohet. Reforma e Drejtësisë e miratuar në 2016-tën është një hap i rëndësishëm për Shqipërinë. Kjo reformë ridizenjoi sistemin e drejtësisë. Reforma ishte një arritje për integrimin e Shqipërisë, synonte të luftonte korrupsioni, forcimin e administratës publike duke forcuar pavarësinë e gjyqësorin duke rritur besimin qytetarëve të drejtësia. Zbatimi i kësaj reforme komplekse nuk ka qenë e lehtë dhe as perfekte, por legjitimiteti i reformës është konfirmua gjithmonë dhe reforma është duke dhen rezultate”, tha ajo.
Hohmann tha se, Gjykata Kushtetuese ka kaluar në periudha të vështira dhe të gjithë e kuptojnë se Gjykata Kushtetuese duhet të përbëhet nga profesionistët më të mirë ligjor.
“Gjykata Kushtetuese luan një rol të rëndësishëm. Kjo është një nga arritjet më të mëdha për integrimin e Shqipërisë në BE, për hapjen e negociatave. Kujtojmë se kemi ndërmarrë edhe mbledhjen e Parë Ndërqeveritare me BE dhe kjo faze e re, shteti ligjor është në qendër të vëmendjes. Shqipëri ka mundësi për të konsoliduar më tej reformën në Gjyqësor. BE dhe vendet anëtare do të monitorojnë procesin nga afër për një gjyqësor të pavarur dhe bazuar në të dhënat mbi krimin e organizuar dhe korrupsioni. Është përgjegjësia e brezit tonë për të hapur rrugën për të ardhmen e Shqipërisë si një vend i BE-së. Një të Ardhme që qytetarë shqiptarë e duan për vendin e tyre. E ardhmja fillon duke mbrojtur parimet demokratike dhe është detyrë e Gjykatës Kushtetuese që po e mbanë në nivelin më të lartë dhe ju përgëzoi për 30-vjetorin e Gjykatës Kushtetuese”, theksoi Hohmann.























