21:15 / 20.10.2022
Xhaka i jep fitoren Arsenalit kundër PSV-së
Uran Krasniqi/RTKLive
Vetëm edhe një pikë i duhet Arsenalit tash për të vulosur vendin e parë në grup dhe një vend në raundin e 16-të të kompeticionit të Europa League.
Klubi i drejtuar nga Artata ka mposhtur PSV-në holandeze me rezultat 1-0.
Golin e vetëm e ka realizuar Granit Xhaka në minutën e shtatëdhjetë e një.
Pas kësaj ndeshje Arsenal gjendet në pozitën e parë me dymbëdhjetë pikë, derisa në vendin e dytë gjendet pikërisht PSV me shtatë pikë, në vendin e tretë Bodo/Glimt me katër pikë dhe Zurich në pozitën e fundit pa pikë.























