Ronaldo reagon pas masës nga klubi, thotë se doli nga vetja
BKT
Sport

Ronaldo reagon pas masës nga klubi, thotë se doli nga vetja

Uran Krasniqi/RTKLive

Cristiano Ronaldo ka reaguar pasi Manchester United nuk e ka grumbulluar për ndeshjen e së shtunës kundër Chelseas, si masë ndaj tij pasi ai u largua para kohe në ndeshjen e mbrëmshme ndaj Tottenhamit, duke shkuar drejt dhomave të zhveshjeve pa përfunduar takimi.

Ronaldo ka thënë se nganjëherë edhe ai del nga vetja. Ai ka thënë se në skuadër ka rëndësi të qëndruarit bashkë. 

“Siç kam bërë gjithmonë gjatë gjithë karrierës sime, përpiqem të jetoj dhe të luaj me respekt ndaj kolegëve të mi, kundërshtarëve të mi dhe trajnerëve të mi. Kjo nuk ka ndryshuar. Unë nuk kam ndryshuar. Unë jam i njëjti person dhe i njëjti profesionist që kam qenë për 20 vitet e fundit duke luajtur futboll elitar, dhe respekti gjithmonë ka luajtur një rol shumë të rëndësishëm në procesin tim të vendimmarrjes.Fillova shumë i ri, shembujt e lojtarëve më të vjetër dhe më me përvojë ishin gjithmonë shumë të rëndësishëm për mua. Prandaj, më vonë, gjithmonë jam përpjekur të jap shembullin vetë për të rinjtë që u rritën në të gjitha ekipet që kam përfaqësuar. Fatkeqësisht kjo nuk është gjithmonë e mundur dhe ndonjëherë nxehtësia e momentit na nxjerr nga vetja.Tani për tani, thjesht ndjej se duhet të vazhdoj të punoj shumë në Carrington, të mbështes shokët e mi të skuadrës dhe të jem gati për gjithçka në çdo lojë të dhënë. T’i dorëzohesh presionit nuk është një opsion. Kurrë nuk ishte. Ky është Manchester United, dhe të bashkuar duhet të qëndrojmë", ka shkruar Ronaldo. "Së shpejti do të jemi përsëri bashkë”.