23:15 / 20.10.2022
Fulham mposht Aston Villan, Gerrardit i rrezikohet pozita
Uran Krasniqi/RTKLive
Fulham ka mposhtur Aston Villan në ndeshjen e sontme të Premier League. Kësisoji Steven Gerrard i është vështirësuar qëndrimi edhe më shumë në krye të klubit.
Fulham ka realizuar fitore me rezultat 3-0, me nga një gol të Reed e Mitrovic dhe me një autogol të Mings.
Aston Villa tashmë gjendet në zonën që e zbret një katogori më poshtë.
Këto ditë ish-futbollisti i njohur ishte deklaruar për situatën, duke thënë se mbetet i bindur se ai është personi i duhur për të udhëhequr Aston Villan pavarësisht formës së dobët.























