23:30 / 20.10.2022
Muja luan me Antwerp në ndeshjen ndaj Oostendes
Uran Krasniqi/RTKLive
Futbollisti kosovar, Arbnor Muja ka luajtur për gjysmë ore në ndeshjen që Antwerp e ka fituar ndaj Oostendes.
Ish-futbollisti i Dritës është futur në fushë në minutën e gjashtëdhjetvë e një.
Antwerp ka fituar ndeshjen me rezultatin 3-0.
De Laet, Ekkelenkamp dhe Frey kanë realizuar golat.
Pas kësaj ndeshje Antwerpi gjendet në vendin e dytë në tabelë, të cilën e kryeson Genk.























