09:04 / 21.10.2022
Moti sot në Shqipëri
RTSH
Gadishulli i ballkanit vijon të jetë në ndikimin e presionit të lartë atmosferik duke na kushtëzuar klimë të thatë dhe temperatura të larta gjatë fundjavës në Shqipëri.
Moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira në shtim mesatare . Era do të jetë me drejtim Jug-Perëndim me shpejtësi 7 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie në mëngjes.























