Ikën Gerrard, vjen Pochettino
BKT
Sport

Ikën Gerrard, vjen Pochettino

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Steven Gerrard më nuk është trajner i Aston Villas.

Klubi anglez ka shkarkuar ikonën e Liverpoolit pas humbjes së Aston Villas ndaj Fulhamit (3-0).

Pas ndeshjes, bordi i klubit mori vendimin për ta shkarkuar Gerrardin, pas një fillimsezoni tejet të dobët.

Ndërkohë, sipas mediave britanike, Mauricio Pochettinos është kandidat kryesor për të zëvendësuar Gerrardin.

Ish-trajneri i Tottenhamit dhe PSG-së, duket se shumë shpejtë do të marr ‘timonin’ e Aston Villas.