Haradinaj: Marrëveshja finale Kosovë -Serbi, duhet të ketë vulën e Amerikës
BKT
Foto/ Arlinda Sejda
Lajme

Haradinaj: Marrëveshja finale Kosovë -Serbi, duhet të ketë vulën e Amerikës

Arlinda Sejda& Afet Bela/RTK

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj pas takimit që kishte me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ka folur për media.

“Tema ishte marrëveshja finale me Serbinë për njohje reciproke. E diskutuam procesin, marrëveshjen, sfidat që i ka Kosova në këtë proces, pra ishte një takim me përmbajtje, për shkak se e diskutuam për një marrëveshje potenciale Kosovë-Serbi”,tha Haradinaj pas takimit. Sipas tij, AAK është e gatshme që në ndihmojë në këtë proces, për të arritë sukses së bashku me aleatë tanë, ShBA-në dhe Bashkimin Evropian.

“Procesi duhet ta ketë vulën e Amerikës, jo vetëm përkrahjen. Nuk mund të konsiderohet si i sigurt dhe i garantuar pa nënshkrimin ose edhe vulën e Amerikës, duhet të ndodh në Uashington, pra kërkesa e imja se si garancë të ketë  vulën e SHBA-së”, tha ai, raporton RTKlive.

Për mundësinë e marrëveshjes, Haradinaj theksoi se gjasat janë zero. Ai tha se vendimet e dialogut janë serioze dhe për këtë duhet të jemi serioz si Kosovë. Haradinaj tha se nuk mund t'i ikim nga dialogu. Sipas tij, Uashingtoni, Londra, Parisi, e Berlini janë serioz në dialog. "AAK nuk do të kursejë asgjë, jo Albin Kurtin, por Kosovën", tha ai.

Haradinaj i përgjigjet thirrjes së Kurtit për takim

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka ftuar në takim liderët e partive opozitare për të premtën në ora 12:00. Kësaj thirrje i është përgjigjur vetëm lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj. Ky i fundit është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë.

Nga kjo e fundit nuk është bërë e ditur nëse do të ketë konferencë për media pas takimit.

Ndërsa nuk është konfirmuar pjesëmarrja në takim nga kryetari i PDK-së, Memeli Krasniqi e as i LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Liderët e opozitës, gjatë kësaj jave i ka takuar emisari i SHBA-së për Ballkanin, Gabriel Escobar.  


MË SHUME NGA Lajme