Ermal Krasniqi, `Ylli i Javës`
BKT
Sport

Ermal Krasniqi, `Ylli i Javës`

Fatmir Bytyqi /RTKlive

Ermal Krasniqi është zgjedhur Ylli i Javës në Superligën e Kosovës në futboll.

Krasniqi shkëlqeu në ndeshjen që Ballkani e fitoi ndaj Trepçës ’89.

“Çmimi ‘Ylli i javës’ është i pari për mua në këtë edicion të Albi Superligës dhe jam shumë i lumtur. Ky çmim është meritë e tërë bashkëlojtarëve, pasi nuk po kursehemi për të arritur rezultate të mira në Albi Mall Superligë, përkundër angazhimit maksimal në ndeshjet e UEFA Conference Leauge. FC Ballkani është në rrugën e duhur për ta mbojtur titullin kampion dhe pavarësisht që nuk do të jetë edhe e lehtë, besoj që ne do të shpallemi sërish kampion të Kosovës”, ka theksuar Krasniqi për faqen zyrtare të FFK-së.