19:05 / 21.10.2022
Kurti flet me Borell: Marrëveshja ta ketë njohjen reciproke në qendër
B. Halimi / RTKlive
Pas takimit me ambasadorët e shteteve të QUINT-it në Prishtinë, kryeministri Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell.
Sipas njoftimit të ekzekutivit “ata folën për procesin e dialogut, mbarëvajtjen e tij, për përmbajtjen e kornizës themelore të marrëveshjes, që për normalizimin e plotë të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet ta ketë njohjen reciproke në qendër, dhe për çështje aktuale’.
Tutje në njoftim thuhet se kryeministri Kurti u shpreh se paqja dhe siguria në njërën anë dhe sundimi i ligjit dhe demokracia në anën tjetër shkojnë bashkë kudo në Kosovë.























