23:17 / 21.10.2022
PSG me fitore pa vështirësi ndaj Ajaccio
Uran Krasniqi/RTKLive
Paris Saint-Germain ka arritur fitore të lehtë ndaj Ajaccio në Ligue 1 të premten.
Rezultati përfundimtar ka qenë 3-0.
Kampionët në fuqi ishin pa Neymarin e suspenduar, por Lionel Messi dhe Kylian Mbappe funksionuan në mënyrë të shkëlqyeshme, duke bërë që mungesa e brazilianit të mos vërehej.
Mbappe ka realizuar dy gola, ndërsa Messi një.
Kjo ishte humbja pestë radhazi në shtëpi për Ajaccion.























