Kryeministri Kurti takoi presidentin e Maltës, George Vella
BKT
Foto: Leonora Berbatovci
Lajme

Kryeministri Kurti takoi presidentin e Maltës, George Vella

RTKlive

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar presidentin e Republikës së Maltës, George Vella i cili po qëndronë për vizitë tri ditore në vendin tonë.

Presidenti i Maltës merr pjesë në punimet e Forumit për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i cili do të grumbullojë 126 folës nga 33 shtete, 6 kontinente dhe mbi 400 pjesëmarrës dhe është organizuar nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani.

Përgjatë dy ditëve sa do të zgjasë ky Forum, folës, panelistë e diskutues të tjerë do të debatojnë në temën bosht “Ndërtimi i Aleancave për Paqe të Qëndrueshme”.

Panielistëve do tu drejtohet përmes një video fjalimi edhe sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken.

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


MË SHUME NGA Lajme