13:18 / 22.10.2022
Osmani u ka ndarë grave të Ukrainës çmimin presidencial
N. Mekolli /RTKlive
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka ndarë grave të Ukrainës çmimin presidencial për trimërinë dhe kontributin.
Ndarja e çmimi është bërë në kuadër të Forumit Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë. Për të marrë këtë medalje, Osmani ka ftuar një deputete ukrainase dhe gazetaret nga Ukraina që jetojnë në Kosovë.
Përgjatë dy ditëve sa do të zgjasë ky Forum, folës, panelistë e diskutues të tjerë do të debatojnë në temën bosht “Ndërtimi i Aleancave për Paqe të Qëndrueshme”.
Panielistëve u është drejtuar përmes një video fjalimi edhe sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se temë e këtij forumi do të jetë ndërtimi i aleancave për paqe të qëndrueshme.























