Reja: Shqipëria mund të kualifikohet në Evropianin e vitit 2024
BKT
Sport

Reja: Shqipëria mund të kualifikohet në Evropianin e vitit 2024

Uran Krasniqi/RTKLive

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Edy Reja ka thënë se Shqipëria ka potencialin dhe mundësitë për t`u kualifikuar në Euro 2024. 

Ai, në prag të miqësores ndaj Arabisë Saudite ka folur për mediat mbi objektivat dhe synimet që ka Shqipëria.

 “Flitet shumë për të ardhmen, por pjesa e moshës është thjesht faktor psikologjik. Kam shumë besim tek kjo skuadër. Objektivi im fillestar ishin eliminatoret e Euro 2024. Sigurisht që kemi zhgënjyer në Ligën e Kombeve, nuk dua të kërkoj alibi, por unë dua ta çoj deri në fund këtë mision për në finalet e Euro 2024. Dua të qëndroj, sepse kam energjinë e duhur, por do të flas me Dukën menjëherë pas përfundimit të kontratës. Dëshira ime është e madhe për të vazhduar. Ia kam thënë presidentit që me këtë skuadër mund të shkojmë në Europian. Ne ishim shumë pranë ‘play-off’-it të Botërorit, por situata u komplikua në ndeshjen me Poloninë, ku në një rast Uzuni madje gaboi një gol pothuajse të sigurt në fillim. Ndeshja mund të kishte shkuar ndryshe”, ka thënë ai.

Kombëtarja shqiptare do të nisë nga pasditja e sotme grumbullimin në kuadër të sfidës miqësore ndaj Arabisë Saudite që do të zhvillohet në në datën 26 tetor.