Borrell kërkon gjetjen e një zgjidhje për normalizimin e marrëdhënieve
BKT
Lajme

Borrell kërkon gjetjen e një zgjidhje për normalizimin e marrëdhënieve

RTK

Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, ka thënë se ka pasur një diskutim të mirë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti lidhur me dialogun.

Borrell, përmes një postimi në Twitter, ka thënë se sigurimi i stabilitetit dhe sigurisë në Ballkanin Perëndimor është shumë i rëndësishëm në kontekstin aktual gjeopolitik.

Borrell, ka njoftuar se ka biseduar edhe me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq, për rrugën përpara në dialogun e ndërmjetësuar nga BE.

“Është më e rëndësishme se kurrë gjetja e një zgjidhje të qëndrueshme dhe gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve”, ka shkruar Borrell

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm


MË SHUME NGA Lajme