15:18 / 22.10.2022
Drita mposht Ferizajin
Uran Krasniqi/RTKLive
Ndeshja mes Dritës dhe Ferizajt i ka takuar klubit nga Gjilani.
Drita ka fituar me rezultat 1-0.
Goli i fitores ka ardhur në minutat shtesë përmes penalltisë dhe i realizuar nga Krasniqi.
Kjo ndeshje ka qenë në kuadër të Superligës së Kosovës.
Me këtë fitore Drita gjendet në pozitën e parë në tabelë, kurse Ferzaji në atë të fundit.
Gjithashtu sonte me fillim nga ora 18:00 zhvillohet ndeshja Prishtina - Llapi.























