18:59 / 22.10.2022
Dortmund mposht thellë Stuttgartin
Uran Krasniqi/RTKLive
Pesë herë e ka nxjerrë topin nga rrjeta portieri i Stuttgart derisa bashkëlojtarët e tij nuk kanë qenë në gjendje ta shtyjnë atë asnjëherë drejt rrjetës së portës së Borussia Dortmundit.
Borussia Dortmund ka arritur një fitore të thellë ndaj Stuttgart me rezultat 5-0.
Bellingham njëherë dhe Sule, Reyna e Moukoko nga një herë janë regjistruar në listën e realizuesve të golave.
Borussia Dortmund gjendet në pozitën e pestë në tabelë, derisa Stuttgart në pozitën e gjashtëmbëdhjetë.























